Ballina Showbiz Brad dhe Angelina kërkojnë më shumë kohë për arritjen e marrëveshjes

Brad dhe Angelina kërkojnë më shumë kohë për arritjen e marrëveshjes

Brad Pitt dhe Angelina Jolie po kërkojnë më shumë kohë për të zgjidhur betejën e tyre të kujdestarisë së fëmijëve.

Çifti i ka kërkuar gjyqtarit privat që ti japë më shumë kohë në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje.
Aktorja ka paraqitur një kërkesë për të shtyrë takimin me gjyqtarin privat, që po mbikqyr betejën e saj të kujdestarisë me ish-bashkëshortin Brad.

Sipas dokumenteve, ylli i Hollywood ka kërkuar që gjykatësi John Ouderkirk të vazhdojë çështjen deri më 31 dhjetor 2019, në vend të 30 qershorit.
Ouderkirk zyrtarizoi martesën e çiftit në vitin 2014 dhe atij iu kërkua që të mbikëqyrte të gjitha kërkesat para gjyqit.

Angelina paraqiti kërkesat për divorc në shtator 2016 pas dy vitesh martese dhe 12 vitesh lidhje.
Brad dhe Jolie kanë gjashtë fëmijë së bashku: Maddox, 17, Pax, 14, Zahara, 13, Shiloh, 12, dhe binjakët Knox e Vivienne, 10 vjeç.
Jolie kërkoi kujdestarinë e plotë të fëmijëve, ndërsa Pitt kërkoi kujdestarinë e përbashkët.