Bozdo denoncon: “Rama do t’i paguajë Klodian Zotos dhe 11 miqve të tjerë 120 milionë euro”

323

Demokrati Eno Bozdo ka bërë me dije se Rama do të paguajë Klodian Zoton 18 milionë euro për inceneratorët që në fakt sipas Bozdos nuk ekzistojnë. Demokrati shkruan gjithashtu se listës për të përfituar do t’i shtohen edhe 11 miq e shokë të Ramës, për pagesa që do të arrijnë totalin prej 120 milionë eurosh.

Mesazhi i Bozdos:

Klodian Zoto do paguhet këtë vit nga Rama plot 18 milionë euro, për inceneratorët që në fakt nuk ekzistojnë. Ashtu si edhe 11 miq e shokë të tjerë të Edi Ramës. Të gjithë do të paguhen në total 120 milionë euro, për punë që nuk janë bërë apo nuk kanë pse të bëhen në mes të kësaj krize të jashtëzakonshme.

Gazetarit, i cili dje gjatë intervistës i kërkoi kryeministrit arsyen pse shqiptarët nuk ndihmohen financiarisht ashtu siç po vepron çdo vend tjetër rreth nesh, Rama iu përgjigj thatë se nuk kishte lekë. “ ..S`kemi ku i gjejmë…”-tha, pa iu dridhur qerpiku. Vetëm 12 orë më vonë shpalli tenderin 410 milionë lekë për kolltuqe dhe perde zyrash. Një javë më parë tenderoi plot 50 milionë euro për beton. Para që duhet të shkonin në ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë tonë, por që si zakonisht përfundojnë në xhepat e miqve të tij.

Qytetarët të cilët i shkruajnë për faktin se familjet janë pa bukë, se pensionistët nuk kanë me cfarë të ushqehen, se bizneset janë mbyllur dhe se fëmijët po flenë të uritur, Rama tallet me ata duke i kërkuar llogari për lekët që paguajnë internetin.

Ka zgjedhur të talllet në këtë kohë shumë të vështirë. E bën me ndërgjegje dhe dëshirë të plotë. Mendon se gjithçka harrohet, por nuk është aspak kështu. Sepse një gjë duhet të ketë mirë parasysh: meqënësë i pëlqen të thotë së “..jemi në luftë, dhe se në luftë dezertorët dënohen..”, atëhërë është mirë t`i kujtojmë se çfarë ndodh me spekulantët dhe hajdutët në kohë lufte dhe se cfarë fati i pret ata.

Sepse lufta per shqiptarët një ditë do të përfundojë, por jo ndjesia e përbuzjes, mëpërkëmbjes dhe talljes së kryeministrit!

Klodian Zoto do paguhet këtë vit nga Rama plot 18 milionë euro, për inceneratorët që në fakt nuk ekzistojnë. Ashtu si edhe 11 miq e shokë të tjerë të Edi Ramës. Të gjithë do të paguhen në total 120 milionë euro, për punë që nuk janë bërë apo nuk kanë pse të bëhen në mes të kësaj krize të jashtëzakonshme.Gazetarit, i cili dje gjatë intervistës i kërkoi kryeministrit arsyen pse shqiptarët nuk ndihmohen financiarisht ashtu siç po vepron çdo vend tjetër rreth nesh, Rama iu përgjigj thatë se nuk kishte lekë. “ ..S`kemi ku i gjejmë…”-tha, pa iu dridhur qerpiku. Vetëm 12 orë më vonë shpalli tenderin 410 milionë lekë për kolltuqe dhe perde zyrash. Një javë më parë tenderoi plot 50 milionë euro për beton. Para që duhet të shkonin në ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë tonë, por që si zakonisht përfundojnë në xhepat e miqve të tij. Qytetarët të cilët i shkruajnë për faktin se familjet janë pa bukë, se pensionistët nuk kanë me cfarë të ushqehen, se bizneset janë mbyllur dhe se fëmijët po flenë të uritur, Rama tallet me ata duke i kërkuar llogari për lekët që paguajnë internetin.Ka zgjedhur të talllet në këtë kohë shumë të vështirë. E bën me ndërgjegje dhe dëshirë të plotë. Mendon se gjithçka harrohet, por nuk është aspak kështu. Sepse një gjë duhet të ketë mirë parasysh: meqënësë i pëlqen të thotë së “..jemi në luftë, dhe se në luftë dezertorët dënohen..”, atëhërë është mirë t`i kujtojmë se çfarë ndodh me spekulantët dhe hajdutët në kohë lufte dhe se cfarë fati i pret ata. Sepse lufta per shqiptarët një ditë do të përfundojë, por jo ndjesia e përbuzjes, mëpërkëmbjes dhe talljes së kryeministrit!

Gepostet von Eno Bozdo am Sonntag, 29. März 2020