Ballina Aktualitet Botohet në Fletoren Zyrtare, çdekretimi i 30 qershorit hyn në fuqi

Botohet në Fletoren Zyrtare, çdekretimi i 30 qershorit hyn në fuqi

Hyn në fuqi vendimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet vendore.

Dekreti me numër 11199, i datës 10.6.2019 që shfuqizon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve është publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Pavarësisht vendimit të Metës dhe sqarimit që bëri sot publikisht, se kishte informacione që në protestën e opozitës do kishte trazira me pasoja për vendin, ndaj edhe e shfuqizoi datën e zgjedhjeve, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama janë shprehur të vendosur për të hyrë në zgjedhje më 30 qershor.

Fill pas konferencës së Metës, reagoi Rama që tha se zgjedhjet do mbahen në 30 qershor, ndërsa kreu i grupit të PS-së Taulant Balla tha se do vijohet me procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Mazhoranca e konsideron si antikushtetues dhe të pazbatueshëm vendimin e presidentit, por ai nguli këmbë sot se gjithçka kishte bërë e bazonte te Kushtetuta.