Ballina Kuriozitete Indonezi, zbulohet arti figurativ më i vjetër në botë

Indonezi, zbulohet arti figurativ më i vjetër në botë

Arti figurativ më i vjetër në botë është zbuluar në Borneo dhe bëhet fjalë për një pikturë shpellore të krijuar 40 mijë vjet më parë, të një kafshe me brirë, ndoshta dem ose lopë dhe shkencëtarët theksojnë se është vizatimi më i hershëm figurativ i zbuluar ndonjëherë.

Krijuar nga një dorë e panjohur njerëzore, është një hap i pabesueshëm që shënon momentin kur njerëzit pikturuan për herë të parë botën që panë rreth tyre.

Imazhi u gjet në një shpellë gëlqerore në provincën lindore Kalimantan të Borneo. Kafsha ka një shtizë të varur në krahët e saj, duke e bërë atë edhe paraqitjen më të hershme të një kafshe që po vritet nga njeriu.