Ballina SPORT Bordi i Barcelonës refuzon kërkesën për të luajtur ndeshje në SHBA

Bordi i Barcelonës refuzon kërkesën për të luajtur ndeshje në SHBA

Bordi i Drejtorëve të Barcelonës kanë mbajtur një takim të jashtëzakonshëm të hënën në ”Camp Nou” pas zhvillimeve të fundit. Nëpërmjet një komunikate zyrtare Barcelona ka njoftuar se bordi ka vendosur që të refuzojë kategorikisht zhvillimin e ndeshjes kundër Girona në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ata janë pajtuar që të heqin dorë nga ideja për të luajtur kundër Gironas në Miami, pas mungesës së konsensusit për këtë propozim. Ndeshja ishte programuar që të zhvillohej me datën 26 janar të vitit të ardhshëm. Klubi thotë se nuk mund të shkojë përtej vullnetit të shumicës së klubeve.