Borchard mbaron mandatin, emërohet kreu i OSBE në Shqipëri, ja për kë bëhet fjalë

40

Bern Borchard kreu i OSBE në Tiranë ka mbaruar mandatin e tij. Në vend të tij në Shqipëri në krye të OSBE vjen një italian.

Emri i tij është Vincenzo Del Monaco.

Lajmi u dha nga zyra e OSBE në Tiranë, me anë të një postimi në Twitter.

“Shumë fat ambasadorit italian Vincenzo Del Monaco, i sapoemëruar si shefi i prezencës së OSBE në Shqipëri. Italia ju uron suksese në sfidën tuaj të re, për të mirën e agjendës së reformave të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar”, thuhet në mesazh.