“Boom” arrestimesh në Maliq, disa efektivë në pranga për shpërdorim detyre, mes tyre një grua

240

Një “boom” arrestimesh ka ndodhur sot në komisariatin e Maliqit, Korçë, ku sipas hetimeve të SHÇBA, disa punonjës kanë shpërdoruar detyrën.

Momentalisht janë ndaluar A.C dhe F.K nga Buçimasi. Mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Pas tyre janë vënë në pranga Y.D dhe A.Sh  punonjës policie në Maliq, për të njëjtën akuzë.

Mes personave të ndaluar është edhe një grua me inicialet F.Q banuese në Tiranë, por punojnëse policie në Maliq.