Ballina SPORT Bonaventura operohet me sukses, por mbetet 9 muaj larg fushave

Bonaventura operohet me sukses, por mbetet 9 muaj larg fushave

Mesfushori Xhek Bonaventura është operuar me sukses në një klinikë në Pittsburgh, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmi është dhënë nga bashkëshortja e mesfushorit të Milanit dhe përfaqësueses italiane, e cila ka falënderuar stafin mjekësor për përkujdesjen.

“Operacioni përfundoi me sukses. Falënderojmë mjekët që punuan për operacionin e Giacomos dhe të gjithë që na kanë mbështetur këto ditë”, – deklaroi bashkëshortja e mesfushorit.

Ndërkohë, bashkë me përfundimin e operacionit, kanë dalë edhe afatet e para të rikuperimit të plotë të Bonaventurës, i cili sipas parashikimeve, pritet të kthehet në fushë pas 8-9 muajsh.

Ky është një lajm mjaft i keq për trajnerin Gattuso, pasi po përballet me mungesën e disa futbollistëve të rëndësishëm të formacionit, që ia kanë komplikuar punën për të arritur rezultate dhe për të zënë një vend në zonën Champions.