“Boll jetove!”, zbardhet masakra e djeshme, gjyshja ndërhyri për të mbrojtur mbesën

49

Janë zbardhur disa nga detajet e ngjarjes së tmerrshme të ndodhur ditën e djeshme ku u masakrua me thikë 70 vjeçarja Firdes Çekiçi nga i biri në Buçimas të Pogradecit.

Krimi tronditës dyshohet se ka ndodhur pasi Firdesi ka ndërhyrë për të mbrojtur mbesën e saj.

Sipas dëshmive nga të afërmit Olsi Çekiçi donte të vriste vajzën e tij 15 vjeçe pasi kjo e fundit rrinte sipas tij shumë në telefon.

Në këtë moment ka nisur një konflikt verbal i cili ka përshkallëzuar më tej.

44-vjeçari vrau me thikë nënën e tij dhe e më pas e vari kokën e saj në derën e shtëpisë.

Vajza e tij e mitur u largua nga ngjarja me biçikletë e njoftoi forcat e rendit.

Sipas dëshmive të saj mësohet se ai i tha nënës: “Boll jetove”.

Mësohet se Çekiçi vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte i dënuar më parë në Itali për drogë e vjedhje.