Gjiganti amerikan i avionëve Boeing hap fabrikën e tij të parë evropiane në qytetin verior anglez të Shefilldit, ku planifikon të prodhojë pjesë për sistemet e kontrollit në avionët e pasagjerëve.

Kompania synon të prodhojë mijëra pjesë çdo muaj për eksport në fabrikën e Boeing në Portland, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa fabrika e prodhimit në Shefilld të funksionojë me kapacitet të plotë.

Kompania Boeing tashmë ka punësuar më shumë se 2 000 persona në qendrat kërkimore edhe në vende të tjera në Britaninë e Madhe.

Në Shefilld ajo do të prodhojë më shumë se 100 pjesë të ndryshme për sistemet e aktivizimit në skajin e krahëve të avionëve Boeing 767 dhe Boeing 737, duke përdorur materialet e papërpunuara në Angli. Sistemet e aktivizimit kontrollojnë zgjatjen dhe tërheqjen e krahëve të avionit gjatë fluturimit.