Boçi reagon në lidhje me provimet në universitete:”I tmerrshëm mesazhi i dhënë nga Fakulteti i Drejtësisë”

57

Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me zhvillimin në auditore të disa provimeve në Fakultetin e Drejtësisë.

Boçi është shprehur se të gjitha universitetet e botës po i bëjnë provimet online, ndërsa në Shqipëri studentët “i vendosin për rresht për t’i rrasur në provim” duke i rrezikuar jetën në kohë pandemie.
Ish-deputeti e ka konsideruar mesazhin e dhënë nga fakulteti i Drejtësisë të tmerrshëm, pasi sipas tij pranohet dhe argumentohet përhapja e virusit, por nuk hiqet dorë nga grumbullimi, kjo për të “quajtur sikur u bënë zgjedhjet fiktive të 30 Korrikut”.

REAGIMI I PLOTE

KASAPHANË 2020
Ndërsa e gjithë bota i ka Universitetet në “online”, vetëm këtu tek ne vazhdohet t’i vendosin studentët në rresht, për t’i rrasur në provim.

Mesazhi i dalë nga Fakulteti i Drejtësisë, është i tmerrshëm.
Pranohet dhe argumentohet përhapja masive e virusit, por nuk hiqet dorë nga futja në turmë, në salla të mbyllura e studentëve dhe e pedagogëve!!!!
Gjithçka i ngjan një udhëtimi drejt ferrit.

Më fatlumët do kthehen shëndosh e mirë. Për të tjerët nuk dihet.
Dhe i gjithë ky ngulmim, për t’i çuar studentët në kasaphanë, lidhet me një qëllim.

Të quhen sikur u bënë zgjedhjet fiktive të 30 Korrikut!

Rama rri e vështron kasaphanën e orientuar nga ai vetë.
Atij i duhen me çdo kusht Universitetet, jo jetët e studentëve.
Kriminale dhe amorale!!!!

sms fakulteti