Ballina Teknologji BMW publikon fotot e para të SUV-it iNEXT

BMW publikon fotot e para të SUV-it iNEXT

BMW ka publikuar së fundmi fotografitë e para të SUV-it iNEXT, gjatë testimeve të dimrit, pavarësisht se modeli ka edhe disa vjet para daljes në treg.

BMW iNEXT do të nisë prodhimin më 2021. Emri përfundimtar i modelit akoma nuk dihet. BMW ka thënë se testimet e dimrit janë bërë për të parë limitet e sistemit me katër rrota dhe efektet e tij në vozitjen gjatë dimrit, por edhe për të parë efikasitetin e motorit elektrik.

Modeli tashmë është spiunuar gjatë testimeve në version të kamufluar.