“BMW” e drejtuar nga 19 vjeçarja del nga rruga në aksin Lushnje-Rrogozhinë, plagosen edhe dy adoleshentë

55

Policia raporton se sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një barake e cila përdorej si pikë saldimi.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.