Bllokohet një “BMW” në portin e Durrësit, rezulton e vjedhur në Angli

29

Një makinë e dyshuar si e vjedhur në Angli është bllokuar në portin e Durrësit.

Ajo u zbulua si pasojë e kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare.

Gjatë një kontrolli më të imtësishëm, shtetasi K. C., i cili po drejtonte mjetin tip “BMW” është ndaluar nga policia.

Sipas informacioneve të marra nga Interpol Tirana, “BMW” ishte vjedhur në Angli më datë 28 gusht.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga ana e policisë u bë ndalimi i shtetasit anglez K. C., 55 vjeç, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.