Blendi Klosi konfirmohet me koronavirus, i bën apel qytetarëve

58

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi konfirmohet pozitiv me koronavirus.

Ai tregon se ka nisur trajtimin dhe karantinimin sipas protokolleve.

Klosi i bën thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë masat e rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë.

“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv.

Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes.

Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan Klosi.