Ballina BOTA Bjellorusi, ekzekutohen dy agjentë imobiliarë

Bjellorusi, ekzekutohen dy agjentë imobiliarë

Bjellorusia ekzekutoi dy agjentë imobiliarë si përgjegjës për vrasjen e gjashtë personave të alkoolizuar. Ata i detyronin të hiqnin dorë nga shtëpitë e tyre dhe më pas i ekzekutonin.

Igor Gershankov, 37 vjeç dhe Semyon Berezhnov, 32 vjeç, u  ekzekutuan me armë pas koke në burgun e Minskut.

Vrasësit merrnin me qera apartamentet për një ditë dhe pretendonin se do t’ia shisnin ato klientëve ndërsa gruaja e 37-vjeçarit Gershankov, nëna e dy fëmijëve, u dënua me 24 vite burg, duke i shpëtuar në këtë mënyrë dënimit me vdekje në Bjellorusi, vendi i fundit në Evropë që e ka akoma si dënim.

Presidenti Aleksandër Lushenko, i cili drejton shtetin e Bjellorusisë, është cilësuar shpeshherë si ‘diktaktori i Evropës’ që refuzon të heqë dorë nga një dënim i tillë.