Biznesi i Call Center kryefjalë në Durrës, shkak çifti i infektuar i të moshuarve

78

Dy të prekur në Durrës kanë risjellë në vëmendje biznesin e Call Center, i cili nuk është përfshirë në skemën e ndihmave e për pasojë do të qëndrojë i hapur. Dy të moshuar 77 dhe 71 vjeçar të infektuar në Durrës mendohet se e kanë marrë virusin duke qenë në kontakt me djalin dhe me nusen të cilët punojnë në call center.

Megjithatë kjo mbetet për t’u verifikuar pasi familjarët, djali dhe nusja e çiftit po testohen për Covid-19. Rezultatet do të vërtetojnë nëse dyshimet janë të sakta dhe nëse qeveria ka vepruar sakët duke mos i përfshirë në paketën e ndihmës.