Ballina Aktualitet “BIT Milano”, Shqipëria pjesë e panairit ndërkombëtar të turizmit

“BIT Milano”, Shqipëria pjesë e panairit ndërkombëtar të turizmit

Turizmi bregdetar dhe ai malor, trashëgimia kulturore dhe historike,  si dhe kulinaria e Shqipërisë do të prezantohen nga data 10-12 shkurt në panairin ndërkombëtar të turizmit BIT Milano 2019.

Agjencia Kombëtare e Turizmit së bashku me operatorët turistike nga Shqipëria kanë parashikuar takime të shumta me partnerët dhe mediet ndërkombëtare.

Vitin e kaluar numri i turistëve italianë që vizituan vendin tonë u rrit me 23%, ndërkohë që këtë vit kjo shifër do të rritet dyfish.