Ballina Kronikë “Bistrica”, shkon në 14 numri i të arrestuarve

“Bistrica”, shkon në 14 numri i të arrestuarve

Ka shkuar në 14 numri i personave të arrestuarve në kuadër të operacionit antidrogë “Bistrica 2019”.

“Në pranga ra 38-vjeçari me iniciale A.L.,banues në Sarandë dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 telefona celularë dhe një mjet tip ‘Volkswagen’,”-raporton policia.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, ”Grupi i strukturuar kriminal”.

Operacioni Bistrica u finalizua në muajin maj. Pas një hetimi disa mujor u ndaluan 13 persona si dhe u sekuestruan rreth 147  kg Cannabis Sativa, 4 automjete të markave të ndryshme, një sasi vlerash monetare dhe 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme.

Gjtihshtu gjatë operacionit, në kontrollet e ushtruara u sekuestruan edhe tre armë zjarri ku u vu në pranga një 52 vjeçar nga Mallakastra.

Në operacion u përfshinë  Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.