Ballina LAJME Bild plas sot “bombën” e radhës, ja çfarë njofton Peter Tiede

Bild plas sot “bombën” e radhës, ja çfarë njofton Peter Tiede

Dita e sotme pritet të rrisë temperaturat e krizës politike në Shqipëri.

Gazeta e madhe gjermane Bild do të publikojë në orët e pasdites përgjime të reja nga dosja “339”.

Një gjë e tillë është lajmëruar dje ( e diele) nga vetë gazetari Peter Tiede në faqen e tij në facebook ku shkruan.

 “Si shqiptar unë do të shikoj të hënën pasdite, Bild.de”.

Publikimi i përgjimeve vjen një ditë para mbledhjes së krerëve të shteteve të Bashkimit Europian, që pikërisht në 18 Qershor do të vendoset për zgjerimin e unionit, që përfshin edhe fatin e Shqipërisë në lidhje me negociatat.