Ballina Uncategorized Bilardo, 19-vjeçari shqiptar fiton titullin US Open 8-Ball

Bilardo, 19-vjeçari shqiptar fiton titullin US Open 8-Ball

Eklent Kaçi, është vetëm 19 vjeç dhe mban titullin US Open 8-Ball në bilardo.

I ftuar në një emision televiziv Kaçi rrëfeu rrugëtimin e karrierës së tij dhe fitimin e titullit.

“Ëndrrat e mia janë bërë realitet shumë shpejt. Por në moshën 8-vjeçare kur kam luajtur për herë të parë bilardo pashë njerëzit që më shikonin dhe thashë: Do ta filloj edhe unë këtë sport dhe do të bëhem më i miri. Fillova të luaj dhe pas disa muajsh lojë i munda të gjithë. Fitorja ime e parë ishte në lagje. Për të qenë një lojtar i mirë duhet të praktikohesh shumë dhe mendërisht duhet të stërvitesh. Kur praktikohesh shumë e ndjen që je gati për ndeshje dhe e kontrollon lojën,” – u shpreh ai gjatë intervistës.

“Fitorja e fundit ishte në SHBA ku fitova titullin kampion bote në disiplinën 14+1. Kampionati 14+1 ishte kampionati i dytë ku merrja pjesë, sepse nuk e kisha praktikuar shumë. Në kampionatet 8-ësh, 9-ësh dhe 10-ësh jam në të gjitha i pari dhe doja të provoja këtë. U shpalla fitues. Ishte pak e çuditshme, por me punë arrihet gjithçka. Është e vështirë të garosh në bilardo, sepse ka lojtarë nga e gjithë bota dhe lojtarë shumë të mirë, por unë u shpalla fitues,”- shtoi më tej Kaçi.