Bie zjarr në një pallat të Elbasanit

109

Përfshihet nga flakët bodrumi i një pallati në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen “Kongresi i Elbasanit”.

Nga zjarri janë djegur disa materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit D. Ç., dhe nuk ka probleme në jetën e banorëve.

Nga hetimi parapra dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses si dhe forcat e policisë për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.