Ballina Uncategorized Bie numri i lindshmërisë në nivelin më të ulët në 100 vitët...

Bie numri i lindshmërisë në nivelin më të ulët në 100 vitët e fundit

Gjatë vitit 2016, më pak se 32 mijë foshnja lindën në Shqipëri. Ky ka qenë edhe niveli më i ulët i lindjeve të shënuara që nga viti 1930, duke paralajmëruar për një krizë të rëndë demografike në një të ardhme të afërt.

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti i Statistikave, viti 2016 ka qënë edhe viti i cili ka pasur numrin më të ulët të lindshmërisë i rregjistruar ndonjëherë që nga viti 1930.

Përgjatë 2016, numri i lindjeve ishte 31 733, afro 1 mijë lindje më pak nga viti 2015 dhe 4 mijë lindje më pak se sa në vitin 2014. Vendi ynë ka pasur mbi 30 mijë lindje në vit që nga viti 1929, kur lindjet filluan të numërohen përmes regjistrit civil. Në vitin 1980 lindjet ishin mbi 60 mijë, ndërsa në vitin 1990 numri i lindjeve ra vazhdimisht derisa u stabilizua në vitin 2006 me 35 mijë lindje.

Rënia në mënyrë masive e numrit të lindjeve mendohet të jetë shkaktuar nga vala e re e emigrimit të popullsisë shqiptare drejt Evropës. Kjo pritet të ketë pasoja të rënda në demografinë, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare në dekadat e ardhshme.