Bie nga lartësia një i ri në Jug, transportohet me helikopter në Tiranë (EMRI)

57

Një djalë i ri ka rënë nga një lartësi në fshatin Shelegar të Sarandës, duke mbetur i plagosur rëndë.

Ai është identifikuar si 17-vjeçari Klajdi Kalemi, i cili ka marrë dëmtime serioze në kokë.

Dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një ndërtese duke kryer punime hidraulike në Ksamil.

Për shkak të gjendjes së rënduar, është bërë transportimi i tij me helikopter për në Tiranë.

Fillimisht mori ndihmën e parë në spitalin e Sarandës.