Bie nga lartësia e banesës, përfundon rëndë në spital

26

Një 43 vjeçar nga qyteti i Lushnjës ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital. Shtetasi me inicialet D.M. ishte duke punuar në një banesë në qytetin e laçit kur ka rënë aksidentalisht nga lartësia. Ai është nisur menjëherë drejt spitalit dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Kurbin/Informacion paraprak

Më datë 16.09.2021, shtetasi D. M., 43 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një ndërtesë në qytet Laç është rrëzuar dhe si për pasojë ka marrë dëmtime në trup. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.