Ballina BOTA Bie nga dritarja e ndërtesës, vdes në vend muzikanti i famshëm

Bie nga dritarja e ndërtesës, vdes në vend muzikanti i famshëm

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e muzikës. Muzikanti i famshëm, Philippe Cerboneschi (i njohur gjithashtu si “Zdar”), ka humbur jetën aksidentalisht në Paris. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga agjenti i tij, ndërsa BBC raporton se muzikanti ka rënë nga një ndërtesë e lartë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Ai ra aksidentalisht përmes dritares nga një kat i lartë në një ndërtese pariziene”, ka thënë Sebastien Farran, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Cerboneschi formoi grupin Cassius me Hubert Blanc-Francard në vitin 1996. Ato bënë këngë për grupe si Phoenix, Beastie Boys, Franz Ferdinand dhe MC Solaar.