Bie aksidentalisht në kanal, 61-vjeçari gjendet i vdekur

30

Një 61-vjeçar ka humbur jetën së fundmi në fshatin Këmishtaj të Divjakës. Ai ka rënë në kanal, teksa ishte duke vaditur.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:40, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi V. Xh., 61 vjeç, dyshohet se duke vaditur ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.