Biden shpall zyrtarisht fitoren:”Do të jem president i të gjithëve!”

24

Biden wins White House, vowing new direction for divided USJoe Biden është shpallur president i 46-të i ShBA.

Ai ka reaguar në Twitter, ku shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e kanë votuar duke thënë se është i nderuar që i e kanë zgjedhur për të udhëhequr Amerikën.

Biden, fitoi 274 vota elektorale dha premtimin e tij para amerikanëve duke thënë se do të jetë President për të gjithë dhe do të ruajë besimin që i kanë dhënë.

“Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur mua për të udhëhequr vendin tonë të madh.

Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem një President për të gjithë Amerikanët – pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo.

Unë do të ruaj besimin që ju më keni dhënë”, shkroi Biden në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here