Ballina BOTA Beyoncé në dasmën e vajzës së njeriut më të pasur të Indisë

Beyoncé në dasmën e vajzës së njeriut më të pasur të Indisë

Nuk kanë kaluar pa rënë në sy pamjet e Beyonce me veshje tipike indiane. Këngëtarja ka performuar në festën paramartesore të vajzës së njeriut më të pasur të Indisë.
Show i saj ka hapur festimet e martesës të Isha Ambani me Anand Pirama, në qytetin e Udaipur, ashtu siç raporton Billboard.

Dasma e vërtetë do të jetë të mërkurën, por deri atë ditë do të vazhdojnë festimet. Isha është vajza e Mukesh Ambani, presidenti i Reliance Industries, kompania më e madhe private në vend, dhe ai konsiderohet njeriu më i pasur në Indi.

Këngëtarja nuk ka komentuar fotot që ka postuar, por mes atyre që e komplimentojnë ka edhe të tjerë që look-u i këngëtares i duket i papërshtatshëm, duke marrë parasysh veshjet indiane. Me këtë veshje Beyonce ka nxjerrë në pah dekoltenë e saj seksi.