Ballina Aktualitet Bernë, nis zyrtarisht proçedimi kundër Shqipërisë për hidrocentralet në lumin Vjosë

Bernë, nis zyrtarisht proçedimi kundër Shqipërisë për hidrocentralet në lumin Vjosë

Konventa e Bernës, ka nisur dje zyrtarisht proçedimet ligjore kundër Shqipërisë për shkak të hidrocentraleve të planifikuara, për t’u ndërtuar në lumin Vjosë, në jug të vendit.

Komiteti i Përhershëm rekomandon që dy projektet Poçem dhe Kalivaç në lumin Vjosë të ndërpriten menjëherë, si dhe këshillohet Shqipëria që të kryejë planifikimin e nevojshëm strategjik mjedisor dhe të mbledhë të dhënat që mungojnë. Shqipëria është bërë pjesë e Konventës së Bernës në vitin 1994.

Plani i qeverisë së Edi Ramës për të mos u tërhequr nga këto dy hidrocentrale kanë shkaktuar reagime të shumta brenda dhe jashtë vendit. Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë për mbrojtjen e Vjosës, që konsiderohet lumi i fundit i paprekur në Evropë. Gjithashtu, media prestigjioze ndërkombëtare, siç është rasti i ‘‘The Guardian’’, kanë publikuar artikuj për rrezikun që i kanoset këtij lumi nga hidrocentralet.