Berlusconi mund COVID-19, mjeku i tij e thotë hapur:”Ishte me fat, në mars-prill do të kishte vdekur”

39

“Faleminderit që jeni këtu, ishte prova më e vështirë e jetës sime”. Këto janë fjalët e thëna nga ish-kryeministri italian Berlusconi.

Biznesmeni i fuqishëm italian shtoi se mbështetja e marrë këto ditë ishte vendimtare që ai të kalonte me sukses sëmundjen dhe se mendimet e tij shkojnë për viktimat e virusit dhe familjarët e tyre.

“Ju bëj apel të gjithëve për kujdes maksimal. E provova vetë rrezikun që shkakton virusin dhe frikën se mos ua ngjit të tjerëve. Apel të veçantë kam për nxënësit që të bëjnë kujdes, pasi sot nis shkolla. Ju uroj suksese dhe të respektojnë rregullat e vendosura. Bëjeni për veten, miqtë tuaj, prindërit dhe gjyshit”, deklaroi lideri i Forza Italia.

Alberto Zangrillo, mjeku që ndoqi nga afër rastin e Berlusconit deklaroi pak ditë më parë se, “Ngarkesa virale në tamponin e marrë nga hundët e Silvio Berlusconit ishte aq e lartë, sa që nëse virusi do e kishte kapur në mars-prill, nuk do të ishte kaq me fat. Me siguri do kishte vdekur”. Deklaratë kjo që shokoi opinionin publik.