Ballina BOTA Berlin, presidenti Macron: Evropa të bashkohet për të parandaluar kaosin global

Berlin, presidenti Macron: Evropa të bashkohet për të parandaluar kaosin global

Presidenti francez Emmanuel Macron ndodhet në Berlin për të marrë pjesë në ditën kombëtare të vajtimit për viktimat e luftës.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Parlamentin gjerman ai ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta mes vendit të tij dhe Gjermanisë, teksa tha se Evropa e ka për detyrim të mos lejojë botën të rrëshqasë drejt kaosit.

“Ka shumë fuqi që dëshirojnë të na pengojnë, që ndërhyjnë në debatet tona publike, sulmojnë demokracitë tona liberale, e po përpiqen gjithashtu të na vendosin kundër njëri-tjetrit. Në këtë rend global, të cilin duhet ta marrim në konsideratë shumë seriozisht, forca jonë e vërtetë qëndron te bashkimi,” – tha Macron.

Ai kërkoi një Bashkim Evropian më të integruar, e sigurisht edhe me një buxhet të përbashkët të eurozonës si dhe theksoi dëshirën për të pasur mbështetjen e Gjermanisë për një ushtri evropiane, që do të mund të reduktonte varësinë e bllokut nga SHBA, teksa kërkoi edhe një taksë të re mbi gjigantët e internetit dhe teknologjisë.