Ballina BOTA Berlin, Merkel përuron godinën e re të shërbimit sekret

Berlin, Merkel përuron godinën e re të shërbimit sekret

Kancelarja gjermane Angela Merkel inauguroi sot selinë e re të shërbimit sekret (BND), 11 vite pas vendosjes së gurit të parë në themelin e saj.

Agjencia u transferua në qendër të qytetit të Berlinit. Rreth 4 000 nga 6 500 agjentët e shërbimit sekret BND janë duke punuar në ndërtesën e madhe të re, në Chausseestrase.

Për punonjësit e BND, që tradicionalisht shihet si institucion shumë kritik në Gjermani, dhe presidentin e saj Bruno Kahl, hapja e godinës nga kancelarja Merkel është një shenjë mirënjohjeje.

The Bnd Merkel

Kjo godinë ka kushtuar 1,086 miliardë dollarë, ndërkohë që për teknologjinë janë shpenzuar 206 milionë euro.