Ballina BOTA Berlin, kancelarja Merkel e shqetësuar rreth situatës në Ukrainë

Berlin, kancelarja Merkel e shqetësuar rreth situatës në Ukrainë

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu shqetësimin e saj rreth situatës në Ukrainë gjatë një telefonate me presidentin Petro Poroshenko, duke nënvizuar rëndësinë e  dialogut.

“Merkel do të japë mbështetjen e saj për këtë sipërmarrje,” – tha zëdhënësja e saj Steffen Seibert.

Gjatë një takimi të drejtuesve politikë nga Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina në të ashtuquajturin formati i Normandisë, të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme gjermane, Berlini dhe Parisi së bashku kërkuan masa konkrete për të zvogëluar tensionin që duhej ndërmarrë.