Ballina Stil / Modë Berlin, Dua Lipa triumfon me çmim në “BAMBI Awards”

Berlin, Dua Lipa triumfon me çmim në “BAMBI Awards”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, po vazhdon me suksese në arenën ndërkombëtare. Në Berlin gjatë ndarjes së çmimeve BAMBI, këngëtarja me origjinë nga Kosova arriti të triumfonte me një çmim të rëndësishëm, atë për “muzikën më të mirë internacionale”.

Pas marrjes së çmimit Dua i ofroi publikut një performancë me tre këngët e saj më të famshme “Be the one”, “New Rules” dhe “IDGAF”.