Ballina Aktualitet Berlin, Balla dhe Ruçi takohen me Presidentin e Bundestagut

Berlin, Balla dhe Ruçi takohen me Presidentin e Bundestagut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Berlin, ku u takuan me Presidentin e Bundestagut, Wolfgang Schaule.

Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter Balla shprehet se Shqipëria po ecën përpara me reformat dhe shumica në Bundestag mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në qershor.

“Me kryetarin e Kuvendit, Ruçi kemi pasur nderin që të pritemi në takim nga Presidenti i Bundestagut # WolfgangSchäuble @ Bundestag Shqipëria po ecën përpara me reformat në perspektivën e saj evropiane, ndërsa ka një shumicë në Bundestag në favor të çeljes së negociatave me BE,”- shkruan Balla në Twitter.