Berisha e deklaron hapur:”Kam 7 vite që nuk flas me Topallin, ja çfarë mendoj për akuzat ndaj Bashës”

46

Berisha komenton partinë e re të Jozefina Topallit - Gazeta ExpressSali Berisha, ish kryeministër i vendit ka folur për partinë e re të Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim, duke thënë se ky është një ushtrim i të drejtës themelore për këdo.

Berisha ka deklaruar që nuk ka komunikuar me Topallin që nga ardhja në pushtet e PS, në vitin 2013.

“Sa i përket vendimit të zonjës Topalli, dhe kujtdo tjetër, është ushtrim i së drejtës themelore. Unë përshëndes Partinë Demokratike, por njoh dhe respektoj të drejtën e çdo shqiptari për zgjedhje, – tha Berisha. – Akuzat e Topallit ndaj Bashës? Topalli dhe cilido është i tillë të bëjë të gjitha grupimet dhe klasifikimet, por Basha po udhëheq opozitën drejt fitores, për dërgimin e Ramës drejt qelisë”.

Ish-kryeministri ka bërë me dije se ai nuk i ka prishur marrdhëniet me bashkëpunëtoren e tij të ngushtë në PD, por marrdhëniet janë ngrirë.

“A e kam uruar Topallin për partinë e re? Nuk kam komunikuar për këtë nismë të re, sepse nuk kam asnjë lidhje me projektin e saj politik, komunikoj për gjëra të tjera. Unë nuk prish marrëdhëniet me asnjë, marrëdhëniet e mia me të janë ngrirë në vitin 2013, aty ku janë lënë. Ata e dinë se edhe një po mbeti aty, i dyti do jem unë në PD, – vijoi Berisha, i cili u shpreh se ka kohë për një bashkim real të PD. – Koha për t’u bashkuar mbi bazë programi është gjithnjë opsion real, por se çfarë do të ndodhë, unë jam tërësisht i çliruar nga çdo lloj funksioni në PD”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here