Berisha bën deklaratën e fortë në studio:”Opozita qëndron shumë më lart se mazhoranca sipas sondazheve”

53

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Opinion” ka deklaruar se sipas sondazheve të pavarura opozita qëndron shumë pikë lart mazhorancës aktuale.

Berisha ka deklaruar në emision se pollet janë të tre javëve të fundit dhe se sipas tyre PD, LSI dhe forcat e tjera të koalicionit Opozita e Bashkuar është më e fortë në numër se mazhoranca.

Berisha – PD dhe opozita është shumë e fortë në numër.

Fevziu – Ku bazoheni?

Berisha – Ka polle, ka sondazhe dhe unë jam në dijeni të këtyre sondazheve, opozita sot i ka kuotat më të larta se asnjëherë, së bashku me LSI dhe forcat e tjera të koalicionit Opozita e Bashkuar.

Fevziu – Duke tejkaluar mazhorancën e sotme?

Berisha – Duke e kaluar me shumë pikë mazhorancën e sotme.

Fevziu – Janë polle të bëra nga PD dhe opozita apo nga institucione të pavarura?

Berisha – Jo nuk janë të Partisë Demokratike. Po të bëjnë partitë polle nuk i besoj kurrë unë. Janë të tre javëve të fundit.