Ballina LAJME Bëri veprime të dyshimta pranë bashkisë Elbasan, Garda e zmbraps duke qëlluar...

Bëri veprime të dyshimta pranë bashkisë Elbasan, Garda e zmbraps duke qëlluar në ajër

Rreth mesnate  të shtëna më armë zjarri janë raportuar në qytetin e Elbasanit, ku fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë së Elbasanit. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një person i është afruar Bashkisë duke bërë verpime të dyshimta.

Një veprim i tillë është vërejtur nga  punonjësit e Gardës.

Në këto kushte Garda është detyruar të qëllojë me armë në ajër, por personi është larguar pa u ndaluar nga policia.

Ndërkohë policia nuk ka dhënë ende një informacion paraprak për ngjarjen.

Personi mësohet se është identifikuar dhe po punohet për kapjen  dhe shoqërimin e tij  në komisariat.