Bëri të atin “për spital”, arrestohet 37 vjeçari në Fier

41

Një 37-vjeçar nga Libofsha e Fierit është arrestuar nga policia pasi dhunoi të atin.

Sipas burimeve zyrtare, i akuzuari Orjald Tushi, e goditi babain me sende të forta në banesë.

Për pasojë, 63-vjeçari V.T mori plagë të rënda dhe u dërgua në spital.

Gjatë kontrollit personal, autorit iu gjetë dhe një armë e ftohtë, thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.