Ballina SPORT Bëri shqiponjën në mes të botës, si e kujton Xhaka golin ndaj...

Bëri shqiponjën në mes të botës, si e kujton Xhaka golin ndaj Serbisë

Shaqiri ende nuk i ka harruar emocionet që i ka përjetuar në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Anësori shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, vazhdon t’i ketë kujtimet e freskëta për golin që i shënoi Serbisë në Kupën e Botësnë Rusi.

Ashtu siç ishte i veçantë ai moment për të, që ende s’e ka harruar dhe vazhdon ta kujtojë – ka qenë i veçantë edhe për shumë shqiptarë anembanë botës.

27-vjeçari ka publikuar tani një foto në Instastory duke festuar pas golit që i shënoi Serbisë në Botërorin e Rusisë.

Shaqa shënoi për 2-1 në minutat e fundit të takimit, dhe festoi atë gol me shqiponjë, çka mori vëmendjen e gjithë botës.

Në këtë ndeshje, gol shënoi edhe mesfushori tjetër shqiptar, Granit Xhaka, i cili gjithashtu e festoi atë duke bërë shqiponjën dy krenare.