Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohet për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
I arrestuari është Sh.S, 44 vjeç, banues në Berat, ai ka dhunuar babain e tij, shtetasin H.S., 71 vjeç, banues në Berat.
Njoftimi i policisë:
Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, arrestohet.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.S, 44 vjeç, banues në Berat, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike të përsëritur, ndaj babait të tij, shtetasit H.S., 71 vjeç, banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.