Ballina Aktualitet Berat, tentoi të korruptonte policinë, arrestohet 50-vjeçari

Berat, tentoi të korruptonte policinë, arrestohet 50-vjeçari

Fatmir Doko nga Kuçova është arrestuar ditën e sotme në kushtet e flagrancës pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës.

Mësohet se 50-vjeçari në rrugën “Pavarësia” është kapur nga punonjësi i qarkullimit rrugor duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” pasagjerë pa lejen përkatëse.

Për t’iu shmangur kalimit në komision, ai i ka ofruar punonjësit të qarkullimit rrugor një kartëmonedhë prej 1000 lekësh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike,” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.