Ballina Aktualitet Berat, takim i operatorëve turistikë për kërkesat e tregut aziatik

Berat, takim i operatorëve turistikë për kërkesat e tregut aziatik

Qendra e takimit të organizuar nga Bashkia e Beratit me operatorë turistikë dhe ekspertë të USAID-it mbi kërkesat e tregut turistik aziatik ishin sot rritja e kapacitetit akomodues, përmirësimi i shërbimeve në hoteleri dhe restorante, shtimi i produkteve suvenire dhe ofrimi i guidave cilësore locale.

Gjatë takimit ekspert të agjencisë më të madhe që operon me tregun japonez dhe atë aziatik në Shqipëri “Albania Eksperience” u prezantuan çështje që kanë të bëjnë me ofertën dhe kërkesat e tregut aziatik, kryesisht japonez, në fushën e akomodimit dhe shërbimeve turistike.

Në përfundim të takimit, pati takime ndërmjet bizneseve lokale dhe përfaqësuesve të “Albanian Eksperience”, ku u shkëmbyen ide për bashkëpunime të ndërsjellta.