Ballina Aktualitet Berat, restaurimi i kishës së Shën Nikollës drejt përfundimit

Berat, restaurimi i kishës së Shën Nikollës drejt përfundimit

Restaurimi i kishës së Shën Nikollës në Berat është drejt përfundimit.

Specialistët e DRKK Berat po bëjnë punimet e fundit për restaurimin e çatisë së kishës së Shën Nikollës.

Ndërhyrjet restauruese fillimisht konsistuan në zëvendësimin e trarëve si dhe elementeve të tjerë të strukturës së çatisë.

Më pas u vazhdua me petavrimin me dërrase pishe dhe u bë hidroizolimi me letër katrama. Faza e fundit e cila është dhe drejt përfundimit është qeramosja e çatisë me tjegulla vendi.