Ballina Kronikë Berat, përplasi për vdekje 3-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, në pranga...

Berat, përplasi për vdekje 3-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, në pranga 48-vjeçari

Policia e qytetit të Beratit ka mundur të vërë në pranga shtetasin me iniciale A.H., 48 vjeç, i identifikuar si drejtuesi i një automjeti të tipit “Benz”, që goditi ditën e djeshme në fshatin Drenovicë një fëmijë 3-vjeçar, i cili për pasojë humbi jetën.

Pas aksidentit, autori u largua nga vendngjarja për të humbur gjurmët.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.