Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi berberhanen të cilën e zotëronte, e kishte kthyer në një ambient ku luheshin lojëra fati ‘online’.
Policia thotë se ka rënë në pranga në flagrancë, shtetasi, D. E., banues në lagjen “Çlirim”, Berat, pasi është kapur në ambientet e berberhanes së tij duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit ‘online’, nëpërmjet celularit.