Ballina Aktualitet Berat, ndalohen dy të rinj që shpërndanin drogë në shkollë

Berat, ndalohen dy të rinj që shpërndanin drogë në shkollë

Policia e Beratit ka ndaluar dy persona të cilët dyshoheshin për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave, ndërsa një person tjetër është arrestuar për armëmbajte pa leje. Personat të cilët u kapën nga policia e qytetit janë Klei Çobo, 19 vjeç dhe Arges Pirja, 30 vjeç.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit. Shtetasit K.Çobo gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva,”- sqaroi më tej policia.