Ballina Kronikë Berat, lojra fati dhe drogë, 4 persona në procedim penal

Berat, lojra fati dhe drogë, 4 persona në procedim penal

Policia e qytetiti të Beratit ka urdhëruar ndjekjen penale të shtetasve, Xh.L., 45 vjeç, A.Z., 37 vjeç, S.Q., 24 vjeç dhe A.P., 18 vjeç, nën akuzën e veprave të ndryshme penale.

Sipas informacioneve paraprake të bëra të ditura prej efektivëve të policisë, dy prej katër të proceduarve iu gjet dhe iu sekuestua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë narkotike të llojit “cannabis-sattiva”. Ndërsa, dy të proceduarit e tjerë ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, si  edhe nuk zotëronin kasën e detyrueshme fiskale për kryerjen e aktivitetit tregtar.