Ballina Aktualitet Berat, kaos në rrugët e qytetit

Berat, kaos në rrugët e qytetit

Të qarkullosh me makinë në Berat këto ditë është bërë sfidë më vetë. Mungesa e një unaze, shtimi i automjeteve për shkak të kthimit të emigrantëve për festat por edhe turistët e funddhjetorit ka bërë që lëvizja në rrugë të jetë kaotike.

Akset rrugore më problematike paraqiten në vendin e quajtur “Kthesa e gjykatës e “ish-merkatoja “, ku mjetet qëndrojnë të bllokuara për minuta të tëra në rrugë.

Me gjithë masat që ka marrë sektori i qarkullimit rrugor me shtimin e uniformave blu në rrugë, situata mbetet problematike kryesisht gjatë orëve të pikut të lëvizjes. Mungesa e një unaze të madhe detyron të gjithë drejtuesit e mjeteve që të përdorin vetëm një rrugë për të hyrë e për të dalë nga qyteti muze, çka përkthehet në trafik.